Keshillim ligjor mbi te drejtat e mia si pronar

Pershendetje,

Une kam nje problem me nje peme qe ka fqinji im ne katin e pare, pasi pema eshte rritur dhe me bllokon pamjen nga ballkoni. Pema eshte mbjellur ne trotuar qe eshte zone publike.
A mund ta njoftoj fqinjin te pres deget e pemes per te mos me bllokuar pamjen e ballkonit, dhe nese se pret ai, a mund ta pres vete sipas nenit 155 te Kodit Civil?  A ndodhemi para ketyre kushteve?
Ne rast se e pres vete, a perben shkaterrim prone ne kuptim te kodit penal?
A ka detyrim ta pres bashkia? Lutem me udhezoni sesi mund te veproj per te zgjidhur kete problem.

Ju faleminderit,


Qytetari: Q. D. Data: 27 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Keshillim ligjor mbi te drejtat e mia si pronar”

  1. Pershendetje!

    Sa relatoni, ju duhet qe ti drejtoheni zyres perkatese te bashkise me ane te nje kerkese, ku te parashtroni shqetesimin tuaj. KNe kerkese identifikoni adresen tuaj te sakte. Kerkeses mund t’i bashkalidhni nje kopje te certifikates se pronesise se pasurise tuaj. Pema eshte prone publike dhe nuk mund te veproje fqinji vete per ta prere pemen. Ju ne cilesine e pronarit te shtepise keni te drejte te ngreni pretendime mbi gjithçka qe cenon te drejten tuaj per nje gezim te qete te shtepise tuaj. Nga sa parashtroni nuk gjykoj se jeni ne kushtet e parashikimve te Nenit 150 te Kodit Penal. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet