Keshillim Ligjore

Pershendetje,

Kam nje proces gjyqesor ne gjykaten administrative Gjirokaster. Gjykata do jap vendim per pranim rekursi qe eshte me te njejten pale qe une jam ne proces gjyqesor. A eshte shkelje ligjore nga ana e Gjykates qe gjyqtari qe gjykon ceshtjen time, te jape po ashtu edhe vendimin tjeter me te njejten pale? A duhet te terhiqet gjyqtaria nga ceshtja gjyqesore apo nga vendimi per pranim ankimi? A duhet une te kerkoj perjashtimin e gjyqtares? Ju faleminderit,


Qytetari: D. V. Data: 19 November , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Keshillim Ligjore”

  1. Pershendetje. Gjyqtari duhet te heqe dore, ose ju te kerkoni doreheqjen e tij ne rast se dy ceshtjet gjyqesore ne te cilat ju jeni pale, kane lidhje me njera-tjetren dhe gjykata duke u shprehur per njeren prej tyre, ka paragjykuar vendimmarrjen edhe per ceshtjen tjeter. Ne te kundert, nese ceshjet nuk jane te lidhura me njera-tjetren, atehere vetem fakti qe ju jeni pale ne te dyja proceset, nuk perben shkak te mjaftueshem per te kerkuar perjashtimin e gjyqtarit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet