Keshilli Bashkiak dhe Procesi i hartimit te buxhetit bashkiak

1. Deri ne ccfare mase duhet te jete buxheti i Keshillit Bashkiak ne raport me buxhetin qe ka administrata bashkiake?
2. Si duhet te jete pjesemarrja e keshillit bashkiak ne nivel teknik gjete procesit te hartimit te buxhetit bashkiak?

Qytetari: F.R.
Data: 20 Dhjetor 2019, Kategoria: Qeverisja vendore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Bashkia ka vetem nje buxhet i cili miratohet nga Keshilli Bashkiak. Bashkia është njësi bazë e vetëqeverisjes vendore. Organi përfaqësues i bashkisë është këshilli bashkiak. Organi ekzekutiv i bashkisë është kryetari i bashkisë. Projekt buxheti i cdo Bashkie diskutohet ne komisionet e këshillit bashkiak, te cilat ngrihen dhe miratohen me vendim te vete Keshillit Bashkiak. Gjate kesaj faze cdo anetar ka te drejten te jete pjesemarres ne procesin e hartimit te buxhetit dhe te paraqitjes se verejtjeve apo sygjerimeve. Buxheti i bashkise miratohet nga Keshilli Bashkiak. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton,gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë. Pra eshte Keshilli Bashkiak i cili vendos sa do te jete numri i punonjesve te administrates se Bashkise. Po ashtu eshte Keshilli Bashkiak, i cili miraton nivelin e pagave dhe te shperblimeve per te gjithe punonjesit e bashkise. Nderkohe qe shperblimi per anetarin e Keshillit Bashkiak eshte i percaktuar ne ligj dhe eshte e barabartë me 10 për qind të pagës
    mujore të kryetarit të bashkisë përkatëse.

Lini një Përgjigje