Kerkoj te fitoj pronesine pas 20 vjetesh mbi nje depo ushtrie

Kerkoj te fitoj pronesine pas 20 vjetesh per nje depo ushtrie, e cila me eshte dhene me autorizim te Ministrit qe ne vitin 1996. Depo ka nje sip. 40 m2. Cfare procedure ligjore duhet te ndjek?

Ju faleminderit,


Qytetari: M. A. Data: 8 April , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

3 responses to “Kerkoj te fitoj pronesine pas 20 vjetesh mbi nje depo ushtrie”

  1. Nje mundesi qe ju mund te njiheni pronar eshte permes “parashkrimit fitues”, bazuar ne dispozitat e Kodit Civil. Procedura ndiqet ne Gjykaten Civile ku ndodhet prona, duke ju drejtuar me padi sipas objektit te sipercituar, se bashku me paraqitjen e shkresave dhe provave te tjera qe do ju nevojiten gjate gjykimit.

  2. 1

    Pershendetje!
    Duke qene se ju referoni ne pyetjen tuaj nje akt zyrtar (autorizim ministri), vleresoj se duhet konsultuar ky dokument per te zhvilluar nje vleresim me te thelluar ligjor. Ju ftoj te dergoni kopjen e skanuar te dokumentit në hapësirën e dedikuar në juristionline ose ne adresen e e-mailit te Klinikes Ligjore info@juristionline.al.
    Ne parim, nese ju e keni poseduar kete prone ne menyre te qete dhe pa nderprerje per me shume se 20 vjet, institituti i parashkrimit fitues mund te jete adekuat per fitimin e pronesise, duke ngritur nje padi ne gjykate ndaj Ministrine se Mbrotjes, Faleminderit,

  3. Parimisht mund ta kërkoni permes nje procesi gjyqesor me objekt “Njohjen e pronësisë me parashkrim fitues” (nenet 168 dhe 169 të Kodit Civil).

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet