Kerkoj pronen time

Pershendetje. Babai im ka një pronësi 18000 m². Këtë pronësi ne e zotërojme me certifikatë pronësie. Ne na e kane zaptuar gjysmen e prones me force. Jemi drejtuar te kryeplaku i fshatit, bashki por bashkia nuk eshte konpetente- I jemi drejtuar policise, policia detyroi babain te beje padi tek policia gjyqesore ata e derguan ne gjykaten e rrethin pastaj çeshten e derguan ne gjykaten e apelit. Gjykata e Apelit pushoi çeshtjen e personi qe na e mori token me force dhe me presion arriti qe ta pushoje çeshtjen. E Ka kapur amnistia. Une kam derguar shume here me kerkesa ne njesine administrative, bashki, por ata nuk jane kompetente me e liru token time dhe te me vendosin kufijt qe e kam me dokumenta. Ata jane kompetente vec kur familjes time i marrin 5100 leke taksat vendore dhe rrembyesi i prones me shfrytezon pronen dhe une paguaj taksat. Kerkoj nga ju qe te me jepni nje informacion me te hollesishem se ku mund te drejtohem qe te marr pronen time.

Kerkoj nëse në këtë rast ne a kemi për të paguar ndonjë gjyq ose mund të jemi debitor në këtë rast.

Në pritje të përgjigjes
Faleminderit


Qytetari: N. R. Data: 22 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Kerkoj pronen time”

  1. Pershendetje. Ne rastin e posedimit te paligjshem te prones, pronari i ligjshem mbrohet nga dispozitat e Kodit Civil. Ju duhet t’i drejtoheni gjykates se shkalles se pare civile ne qytetin ku jetoni, me nje kerkese padi me objekt: Detyrim njohje pronar. Lirim dhe dorezim sendi. Taksa gjyqesore per kete proces eshte 3,000 leke. Nese kerkoni dhe qirane e sendit per periudhen qe personi e ka mbajtur pa te drejte, do te paguani takse gjyqesore ne vleren e 1% te vleres qe do te kerkoni ne gjykate.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet