Kërkoj ndihmë ligjore për divorc

Pershendetje,

Jam nje nene e re.  Në vitin 2019 krijova një lidhje dhe po ate vitem lidhëm martesën, ku zotëria mori mbiemërin tim të vajzërise. Mbasi lidhëm martesën zotëria u largua dhe nuk u kthye më kurrë. Une isha shtatzene dhe linda nje vajzë. Ai kurrë nuk është interesuar për neve. Une jam pa punë pa përkrahje, ne kushte shume te veshtira ekonomike dhe aktualisht me mbajne njerezit e mi. Kërkoj nga ju qe te më ndihmoni që të ndahem nga bashkeshorti dhe t’i hiqet edhe mbiemëri im. Ju lutem me ndihmoni. Faleminderit,


Qytetari: K. Z. Data: 12 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kërkoj ndihmë ligjore për divorc”

  1. Pershendetje

    Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti.

    Referuar situates qe parashtroni ne pyetjen tuaj, vleresojme se ju mund te beni pjese ne kategorine e personave me te ardhura te pamjaftueshme, te cilet perfitojne ndihme juridike falas. Kjo ndihme perfshin venien ne dispozicion te nje avokati, i cili do t’ju hartoje kerkese-padine per gjykate dhe do t’ju perfaqesoje juve ne procesin gjyqesor te zgjidhjes se marteses. Ju mund te perfitoni edhe perjashtim nga shpenzimet gjyqesore.

    Cila eshte procedura qe duhet te ndiqni?
    Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.

    Per t’ju ndihmuar ne plotesimin e formulareve dhe dokumentave perkates per t’iu drejtuar gjykates, ju mund t’i drejtoheni gjithashtu edhe zyres se ndihmes ligjore falas ne qytetin tuaj (ne Tirane kjo zyre ndodhet prane Ministrise se Drejtesise). Per me shume informacion apo pyetje drejtojuni edhe numrit pa pagese 0800 10 10. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet