kerkoj ndihme juridike – Si eshte leshuar me qera toka ku jam bashkepronare?

Pershendetje,

Kerkoj nje ndihme juridike nga ana juaj. Jam bashkepronare ne token qe jep me qera firma X shpk,  e cila eshte rregjistruar ne QKR si shoqeri. Une si pronare toke nuk figuroje as tek QKR as tek DPTTV, ku paguhen taksat. Dua te di sesi e moren token ku jam bashkepronare keta zoterinjte dhe e japin me qera? Kam folur dhe me noteren, por ajo bashkepunon me personat qe bejne fallsifikim ne dokumenta. Une jam pronare toke me certifikate te hipotekuar.  Kjo shoqeri jep token time me qera dhe une nuk kam asnje kontrate dhe asnje mareveshje. Si mund te me ndihmoni ne kete situate? Cfare duhet te bej? Ju faleminderit.


Qytetari: s. t. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “kerkoj ndihme juridike – Si eshte leshuar me qera toka ku jam bashkepronare?”

  1. 2

    Pershendetje!

    Per mbrojtjen e pronesise si ne rastin tuaj, ligji parashikon padine e rivendikimit. Ju i drejtoheni gjykates duke i kerkuar ne cilesine e pronarit te pasurise se paluajteshme lirimin dhe dorezimin e tokes. Nepermjet vendimit te gjykates ju drejtoheni ne nje permbarues gjyqesor i cili ben ekzekutimin, pra ju vendos juve ne posedim/zoterim te kesaj pasurie.

    Nga ana tjeter, nese ju keni dyshime se keta persona qe ju permendni, shoqeria x dhe noterja publike kane kryer veprime te kundraligjshme, mund te drejtoheni ne polici ose ne prokurori per te kallzuar veprimet dhe rrethanat qe ju dini.

    Pune te mbare.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet