Kerkoj ndihme juridike

Pershendetje,

Kam nevoje urgjente per ndihme juridike nga ana juaj. Jemi 10 bashkepronare ne nje prone. Familjaret kane bashkepunuar me nje firme ndertimi dhe i kane dhene truallin per ndertim, ndersa une nuk di gje ndonese jam bashkepronare ne certifikaten e pronesise. Familjaret kane krijuar nje marredhenie te keqe me mua ne menyre qe une te mos kuptoj se cfare behet dhe ne emrin tim firmosin dhe bashkepunojne me noteret. Degjova qe kane marre PV2 ne Bashki dhe une nuk e di se cfare eshte PV2? Ju drejtova bashkise duke bere nje aplikim per te marre informacion mbi menyren sesi eshte aplikuar per leje ndertimi per kete prone dhe pergjigjja me vjen per nje muaj? Por une dua t’i ndaloje tani pa filluar punimet, pasi nje muaj ne pritje te pergjigjes eshte shume. Si me thote bashkia po kane marre leje ndertimi, dihet qe ne kontraten e sipermarrjes firma ime eshte fallsifikuar? Dua qe te bej nje veprim te shpejte qe t’i ndaloj ose ndonje veprim ne hipoteke qe te mund te bllokoj certifikaten e pronesise ne menyre qe familjaret mos te vazhdojne te bejne fallsifikime pa dijenine time??? Ju lutem kam nevoje te me sqaroni per sa me poshte:
1- Si te bej te mundur te njoftoje Bashkine qe ne kontraten e sipermarrjes te kesaj prone, firma ime eshte fallsifikuar dhe te nderpriten veprimet?
2- Si te njoftoj hipoteken dhe cfare veprimesh juridike me duhet te bej ne hipoteke qe te bllokohet certifikata e pronesise e kesaj prone dhe te mos behen veprime te tjera pa dijenine time?

Kam nevoje te bej veprime tani shpejt qe jam ne kohe se nuk dua te shkoj ne polici, prokurori apo gjykate sepse ato fitojne se paguajne. Une nuk e kam mundesine dhe dua te kerkoj te drejten time. Ju lutem me ndihmoni qe t’i ndaloj dhe bllokoj qe te mos vazhdojne te bejne fallsifikime me firmen time. Ju lutem cfare me sugjeroni te bej? Nuk caj dot se ato njohin kudo ne bashki, hipoteke dhe bejne fallsifikime per interesat e tyre. Ju faleminderit


Qytetari: R. t. Data: 10 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Kerkoj ndihme juridike”

  1. 1

    Pershendetje. PDV2 eshte Plani i Detajuar Vendor, i cili zevendeson lejen e zhvillimit dhe eshte faza e pare e miratimit te lejes se ndertimit.
    Hapi i pare qe duhet te beni, eshte te aplikoni per nje kartele pasurie. Nese eshte lidhur nje kontrate sipermarrjeje midis familjareve tuaj dhe nje shoqerie sipermarrese, atehere kjo kontrate duhet te jete regjistruar ne regjistrat kadastrale. Pasi te konfirmoni kete gje, mund te kerkoni nje kopje te kesaj kontrate. Nese rezulton se ne kete kontrate eshte perfshire nenshkrimi juaj, kur ju nuk e keni dhene, atehere ju keni dy rruge. Te beni kallezim ne prokurori, pasi kontrata eshte e falsifikuar. Se dyti, te ndiqni ceshtjen ne rruge civile, duke kerkuar pavlefshmerine e kontrates se sipermarrjes, pasi ju nuk keni dhene miratimin tuaj.
    Nderkohe si mase paraprake, duhet te njoftoni Bashkine per kete problematike me ane te nje shkrese.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet