Kerkoj konsultim lidhur me nje ceshtje

Perehendetje,

Pa u zgjatur, pyetja ime eshte si vijon: Une jam ne administrim te nje biznesi qe merret me makina me qera ne Korce. Para disa ditesh nje person qe kishte marre makine prane meje kapet duke kryer transport te paligjshem te emigranteve. Makina ishte leshuar brenda cdo rregulli dhe ligji, me kontrate te rregullt. Problemi im eshte se personi qe shkeli ligjin ndodhet jashte per momentin, nderkohe qe mua nuk me jepet asnje informacion se si do procedoj per te zhbllokuar makinen. Nuk me eshte kerkuar asnje e dhene e makines, vetem me thuhet qe do marresh pergjigje me shkrim. flm


Qytetari: R. M. Data: 23 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kerkoj konsultim lidhur me nje ceshtje”

  1. Pershendetje!

    Sa ju relatoni, makina eshte sekuestruar ne vleren e proves materiale (e kjo me te drejte) sepse ka sherbyer si send per kryerjen e vepres penale, te dyshuar nga prokuroria.
    Ju duhet te beni kerkese me shkrim prane prokurorise (bazuar ne nenin 217 te K. Pr. Penale) dhe te kerkoni qe t’ju kthehet sendi (makina) e sekuestruar sepse nuk eshte produkt i vepres penale dhe mbi te gjitha mbajtja e makines ne sekuestro nuk i sherben më zbardhjes se çeshtjes nga prokuroria.
    Gjithashtu, ne baze te nenit 212 te Kodit te Procedures Penale, ju mund te kundershtoni ne gjykate vendimin e prokurorise per sekuestrimin e sendit.

    Neni 212 i K. Pr. Penale
    “I pandehuri, personi tek i cili janë sekuestruar sendet dhe ai që ka të drejtë ne kërkimit të tyre, mund të bëjë ankim në gjykatë, e cila merr vendim të arsyetuar brenda 10 ditëve.
    2. Kundër vendimit të gjykatës lejohet ankim brenda 5 ditëve. Gjykata e apelit jep vendim të arsyetuar brenda 10 ditëve nga marrja e akteve.
    3. Ankimi nuk e pezullon zbatimin e vendimit.

    Neni 217 i Kodit te Pr. Penale
    Kthimi i sendeve të sekuestruara
    1. Kur nuk është e nevojshme mbajtja e sekuestros për qëllime prove, sendet e sekuestruara i kthehen atij që i takojnë edhe para se të merret vendimi përfundimtar. Kur është e nevojshme, organi procedues urdhëron të sillen sendet e kthyera.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet