Kerkoj informacion per te levizur jashte shtetit me djalin

mrb. kam bashkejetuar me nje djale bera nje femije me te nuk kam bere celebrim por atesine e djalit e ka njohur. Jemi ndare prej nje viti dhe tani jam lidhur me nje shqiptar qe jeton ne greqi. Problem kam djalin si mund te leviz sepse nuk me jep prokure per djalin. Me vendim gjykate e kam marre qe djali te levize bashke me mua brenda 3 mujorit, si dhe kam nje vendim tjetwr per pensionin e djalit qe se ka paguar qe prej dy vjetesh. Personi qe jam lidhur deshiron te na marre e te jetojme ne grrqi dhe me thote qe do bejme martese ne shqiperi , do hapim dhe nje gjyq qe djalin e marr une persiper. A eshte e mundshme kjo gje dhe si duhet te veproj per tu larguar bashke me djalin. Djalin e kam 4 vjec ju lutem me ndihmone se cfare procedurash duhet te ndjek flm .


Qytetari: M. Z. Data: 14 September , 2019, Kategoria: Familjare, Levizje jashte vendit.

3 responses to “Kerkoj informacion per te levizur jashte shtetit me djalin”

  1. Së fundmi rreth para një viti Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë një Udhëzim ku ndalon Noterët të bëjnë prokurë të përhershme për autorizimin e prindit tjetër për ushtrimin e plotë të përgjegjësisë prindërore. e vetmja rrugë që kemi është të hapni një proces gjyqësor me kërkesë-padi ku të kërkoni “Lëshimin e autorizimit për fëmijën”. Gjykata vlerëson rast pas rasti nëse kushtet e paraqitura janë në interesin më të lartë të fëmijës. megjithatë në kërkesë-padinë e bërë gjykatës duhet të jeni shumë specifike sepse problemi i vetëm nuk është kalimi nga pikat kufitare të republikës së Shqipërisë, por mund të keni probleme për autorizimin e prindit tjetër edhe për regjistrimin e kopshte, shkolla apo institucione të tjera arsimore, po kështu mund të hapen probleme në lidhje edhe me marrjen e shtetësisë apo pasaportës së fëmijës. Kështu që objekti i padisë duhet të jetë i konceptuar mirë.

  2. Nese ne vendim eshte caktuar qe femija te levize me ju jashte shtetit pa aprovimin e personit qe ka njohur atesine, atehere perktheheni dhe noterizojeni vendimin dhe mund te levizni per ne Greqi.

  3. 1

    Përshëndetje!
    E drejta e lëvizjes është e garantuar me Kushtetutë dhe me Ligj.
    Në kushtet kur babai i të miturit nuk jep prokurën që i mituri të lëvizi me ju jashtë Shqipërisë, mund ti drejtoheni me kërkesë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në të cilin keni patur banimin e përbashkët të fundit me bashkëjetuesin ose në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në të cilën ka banimin bashkëjetuesi. Në rastet kur bashkëjetuesi nuk ka banim ose vendqëndrim në Republikën e Shqipërisë, kërkesën duhet ta drejtoni në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në të cilën ju keni vendqëndrimin ose banimin e përkohshëm dhe nëse ju nuk i keni ato, do drejtoheni në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
    Me anë të kërkesës, do t’i kërkoni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor dhënien e autorizimit për të lëvizur bashkë me të miturin jashtë Shqipërisë, sipas nevojës, që mund të jetë për arsye shëndetësore, arsye turistike, për të vizituar të afërmit etj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet