Kerkoj avokat falas

Kerkoj nje perfaqesues ne nje gjykim. Jam pale paditese. Nuk kam mundesi te marr nje avokat per shkak te pamundesise ekonomike. Ju lutem a mund te me ndihmoni? Ju Faleminderit!


Qytetari: A. X. Data: 21 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kerkoj avokat falas”

  1. Pershendetje. Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet