Kerkimi i demit material ne nje ceshtje penale

Pershendetje,
Dua te di cfare procedure ndiqet ne rastin kur nje veper penale ka patur dem material. Aktualisht lexoj ligjin nr 62 te KPP por nuk arrij te kuptoj kur quhet fillimi i gjykimit te nje ceshtjeje dhe cfare konkretisht duhet te bej per kete. Para nje viti kam kryer nje kalleim penal, dhe ceshtja eshte derguar nga prokuroria per gjykim ne gjykate. Seanca paraprake zhvillohet diten e neserme. Ju lutem me thoni nese jam ne kohe te kerkoj demin material dhe si e bej kete, me anen e nje padie civile te ngritur nga une apo me nje kerkese te vecante drejtuar gjykates qe do shqyrtoje padine penale?
Nderkohe qe ne janar te ketij viti kam hapur nje padi civile e cila eshte ne apel pasi u kthye mbrapsht pa veprime per mosgjetje te paditurit ne adesen e vendosur.

Faleminderit.


Qytetari: G. F. Data: 16 December , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Kerkimi i demit material ne nje ceshtje penale”

  1. Pershendetje. Ju keni te drejte qe diten e seances paraprake te paraqisni padine civile ne procesin penal. Kjo padi duhet te permbushe te gjithe rregullat e parashikuara nga Kodi i Procedures Civile. Ne varesi te ecurise se ceshtjes penale do te vendoset edhe ecuria e padise civile. Pavaresisht kesaj, gjykata penale ka te drejte qe te vendose vecimin e padise civile nga ceshtja penale.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet