Kerkimet ne ankim

Pershendetje. Gjykata ka vendos pushim ceshtje. Ne ankim duhet te kerkoje “ndryshimin e vendimit duke pranuar kerkesen” apo “prishjen e vendimit duke pranuar kerkesen”? Faleminderit,


Qytetari: A. L. Data: 21 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kerkimet ne ankim”

  1. Pershendetje,

    Supozojme se pyetja juaj i referohet nje procesi gjyqesor civil. Ne nenin 301 te Kodit te Procedures Civile percaktohet se: “Kundër vendimit me të cilin vendoset pezullimi, pushimi ose refuzimi i rifillimit të gjykimit, mund të bëhet ankimi i veçantë në gjykatën e apelit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj”.
    Ne rastin e pushimit te gjykimit, gjykata nuk eshte shprehur ne lidhje me objektin e kerkeses suaj (pra nuk ka gjykuar themelin e ceshtjes). Ne ankim do ju sugjeroja qe te kerkoni prishjen e vendimit, ne menyre qe gjykata e Apelit (ne rast se do ta gjeje te bazuar ankimin tuaj) te mund te vendose prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në rastet e parashikuara nga neni 467 i K.Pr.C (referuar pikes “c” te ketij neni). Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet