Kerkese

Pershendetje , me ndihmoni nese mundeni me nje kerkese drejtuar gjykates me objekt njohje pronar me parashkrim fitues , dhe cfare dokumentash me duhet per te hapur gjyqin… Mund te hap gjyq edhe pse apartamenti eshte akoma i pa tapia vetem i privatizuar ? Faleminderit


Qytetari: L. L. Data: 20 September , 2019, Kategoria: Pronesi.

One response to “Kerkese”

  1. 3

    Pershendetje,
    Nga informacioni qe keni vene ne dispozicion nuk mund t’ju japim nje keshillim ligjor te plote. Se pari, eshte e nevojshme te percaktohet nese posedimi juaj eshte me mirebesim, apo jo, per te percaktuar afatin e nevojshem dhe llojin e padise. Ne varesi te ketij fakti, do te jete edhe kategoria e provave qe do te dorezohen ne gjykate. Kodi i Procedures e lejon paditesin ne rastin e padise se fitimit te pronesise me parashkrim fitues, qe te perdore te gjitha mjetet provuese qe ka ne dispozicon.
    Nese sendi eshte i privatizuar nga shteti, atehere ai eshte i regjistruar ne regjistrin hipotekor.
    Per me shume informacion, ju lutem t’i drejtoheni nje prej zyrave te ndihmes ligjore, prane Minsitrise se Drejtesise ne Tirane, Klinikes se Ligjit ne Shkoder, Durres, apo Vlore, ne varesi te vendbanimit tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet