Kerkese per trajtim rasti – vellait i eshte mohuar lirimi i perkohshem nga burgu

Une jam F.M… Jam vellai i personit qe quhet ….. Vellai im po vuan denimin ne nje IEVP-te ne vend dhe nga ligji i miratuar nga shteti per lirimin me 3 muaj prej covid 19 nuk ju miratua, edhe pse vellai im i kishte te gjitha dokumentat ne rregull. Isha une qe bera te pamunduren per te mbledhur te gjitha dokumentat e kerkuara nga instucioni perkates dhe ne momentin qe pritej nje pergjigje pozitive na u anullua edhe pse vellai im ishte ne listen e perfituesve per te dal me 3 muajt e miratuar nga qeveria??? Mbaj mend qe ne diten e fundit qe prisja pergjigjen perfundimtare nga instucioni pergjegjes, ne ate dite me sa kujtohem ka qene dite e shtune ne darke rreth ores 20:00 punonjes te institucionit i kane shkuar ne dhome per nje kontroll, sepse nuk kisha asnje mungese letrash nga to qe jane kerkuar dhe i kane bere proces-verbal per 1 usb muzike… dhe nuk besoj qe eshte e drejte qe vellai im ka arritur te bej afro 8 vjet burg, pa pasur asnje problem me askend ne asnje burg kudo qe eshte transferuar dhe ne kete pike biem ndesh qe eshte bere cdo gje vetem per vlera monetare nga punonjes te ShKB-se.

Tani me kete proces-verbal qe i kane bere vellait tim ne menyre te padrejte, ai ka humbur mundesine e cdo lirimi, si psh ka humbur mundesine e lirimit me kusht, ka humbur 3 muaj ne vit qe falen nga institucionet, ka humbur lejen e zakonshme dmth ka humbur cdo gje… Ju lutem shume kushdo qe e lexon kete mesazh, ju pergjerohem qe merreni ne konsiderate sepse vellai im vuajti edhe 20 dite izolim ne burg, vetem prej nje USB-je muzike… Ju faleminderit per mirekuptimin! Me respekt F.M, vellai i te denuarit.


Qytetari: F. M. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kerkese per trajtim rasti – vellait i eshte mohuar lirimi i perkohshem nga burgu”

  1. Pershendetje,

    Ne Aktin Normativ nr.7, datë 23.3.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve”, neni 5 pika 2 parashikohet:
    Nuk përfiton leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi, i dënuari, i cili, pavarësisht se nuk është dënuar për një nga veprat penale të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, është në kushtet e mëposhtme:
    a) Është në hetim ose është dënuar për një vepër tjetër penale gjatë qëndrimit në institucion;
    b) Ka marrë një masë disiplinore gjatë gjashtë muajve të fundit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për trajtimin e të dënuarve;
    c) Paraqet rrezikshmëri shoqërore ose ka pasoja për rendin dhe sigurinë publike;
    ç) Nuk ka një banesë ose familjarët e tij nuk japin pëlqimin për të qëndruar në të njëjtën banesë, gjatëperiudhës së qëndrimit të përkohshëm në shtëpi.

    Pas refuzimit te lejes se vecante, ju keni pasur te drejten e ankimit ne Komisionin e Posaçëm i Shqyrtimit të Ankimeve. Në rast se të dënuarit, i cili plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi (sipas jush), i është refuzuar miratimi i kësaj lejeje të veçantë nga Komisioni i IEVP-së, i dënuari ose përfaqësuesi ligjor i tij mund të paraqesë ankim pranë Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e marrjes së vendimit.
    Komisioni i Posaçëm i Shqyrtimit të Ankimeve e shqyrton ankimin e paraqitur nga i dënuari ose kërkesën për rivlerësimin e propozimit për miratimin e lejes së veçantë, sipas parashikimev te aktit normativ nr 7, t, jo më vonë se 3 (tre) ditë nga data e marrjes së kërkesës. Vendimi i Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Ankimeve për refuzimin e ankimit të të dënuarit mundankimohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

    Ne lidhje me shqetesimin tuaj, se nga kontrolli i vellait tuaj ne dhomen e denimit, gjetja e USB, dhe masa e izolimit jane te padrejta, ju sugjerojme t’i drejtoheni institucioneve kompetente te cilat jane: strukturat e brendshme te IEVP-se ku po vuan denimin vellai juaj, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, Sherbimi i Kontrollit te Burgjeve ne Ministrine e Drejtesise, dhe me pas keto organe mund te kryejne verifikimet perkatese.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet