Kerkese per legalizimin e baneses

Pershendetje,

Me nevojitet nje model kerkese drejtuar ASHK-se per shqyrtimin e dosjes se objektit ne proces legalizimi, e cila ka mbetur ne harrese prej vitesh. Ne qofte se mund te me ndihmoni duke ma derguar ne adresen e e-mailit qe kam vene ne dispozicion. Faleminderit.


Qytetari: A. B. Data: 19 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kerkese per legalizimin e baneses”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me problematiken tuaj, Ju mund t’i drejtoheni me kerkese Drejtorise Rajonale te ASHK-se, per dijeni Drejtorise se Pergjithshme te ASHK-se, duke kerkuar marrjen e masave per legalizimin e objektit per te cilin ju keni bere aplikim vite me pare. Me poshte keni nje strukture orientuese per hartimin e kerkeses. Kerkesen mund ta dergoni permes sherbimit postar.

    Ju mund te adresoni problematiken tuaj, permes nje ankese, edhe prane Institucionit te Avokatit te Popullit, ne lidhje me mostrajtimin në afatet ligjore të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, të procedurave administrative për shqyrtimin e vetëdeklarimeve për legalizim dhe daljen me një vendim përfundimtare.
    Gjithashtu, pas ezaurimit te rruges administrative prane ASHK-se, ju mund t’i drejtoheni me kerkese-padi Gjykates Administrative, duke kerkuar nga kjo e fundit detyrimin e ASHK-se per kryerjen brenda afateve ligjore te procedurave perkatese administrative te legalizimit te objektit te vetedeklaruar nga ana juaj.

    Shenim: per shkak te numrit te larte te aplikimeve, kryesisht ne shqyrtim jane aplikimet e bere ne vitet 2005-2007.

    Kerkese/Ankese
    Drejtuar: Drejtoria Vendore te ASHK (percaktoni qytetin)
    Per dijeni: Drejtorise se Pergjithshme te ASHK-se, Tirane
    Kerkues: (te dhenat tuaja personale: emer, mbiemer), si dhe adresa juaj e banimit.
    Objekti: Kerkese per marrjen e masave per perfundimin e procedurave te legalizimit te objektit pa leje te vetdeklaruar me nr___, date______.

    I nderuar z. Drejtues!

    (ne vijim parashtroni shkurtimisht problematiken tuaj mbi mosmarrjen e masave per legalizimin e objektit pa leje qe keni vetdeklaruar; identifikonin momentin kur keni ndertuar objektin pa laje; identifikoni vendndodhjen/ adresen e objektit paleje qe posedoni; jepni te dhena per kohen (nr aplikimi/viti) se kur keni aplikuar per legalizim).
    Kerkeses bashkengjitni nje kopje te formularit te vetedeklarimit te objektit pa leje, si dhe nje kopje te kartes tuaj te identitetit.

    Mbetemi ne pritje te marrjes se masave nga ana juaj, per trajtimin e dosjes se legalizimit dhe perfundimin e procedurave perkatese.

    Me respekt,
    Z/ Znj ….. (jepni adresen tuaj te sakte dhe numrin e kontaktit)

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet