Kerkese per pershpejtim te procesit gjyqesor

Pershendetje,

Dua te di nese mund te behet kerkese per pershpejtim te nje procesi gjyqesor ne gjykaten e shkalles se pare me objekt korigjimin e gabimeve ne gjeneralitete (te emrit) ne amzen e regjistrit te gjimnazit? Nese po, sa mund te zgjase dhe a ndikon dergimi i nje kerkese te tille ne proces? Si duhet ta formuloj kerkesen? Faleminderit,


Qytetari: A. F. Data: 4 December , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Kerkese per pershpejtim te procesit gjyqesor”

  1. 1

    Pershendetje. Ju keni te drejte te beni nje kerkese per pershpejtim, por kjo nuk ka nje rregullim ligjor specifik ne ligj, apo ne akte te tjera. Gjykimi ne shkalle te pare duhet te zhvillohet brenda nje kohe te arsyeshme, sa me te shkurter. Ne kohezgjatjen e procesit ndikojne situata objektive si: ngarkesa e punes se gjyqtarit dhe aktualisht kesaj i shtohen: procesi i vetingut dhe mbylljet e here pas hershme te gjykatave per shkak te pandemise.
    Pavaresisht, sa me siper, ju nuk keni asnje pengese qe te beni nje kerkes te tille, duke i parashtruar gjyqtarit te ceshtjes arsyet se perse kerkoni qe ceshtja te trajtohet me prioritet. Mbetet ne vleresimin e tij me tej, nese do ta marre apo jo ne konsiderate kete kerkese.
    Persa kohe kerkesa nuk eshte proceduriale, pra nuk eshte rregulluar nga K.Pr.Civile, atehere nuk ka nje forme te caktuar. Mjaft qe t’ia drejtoni gjyqtarit te ceshtjes dhe te parashtroni argumentet tuaja.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet