Kërkesë për ndihmë

Përshëndetje,
I plotësoj të gjitha kushtet për të përfituar për ndihmë juridike. Por personi që më priti më nxorri jashtë me pretekstin që kisha bërë dokumentacionin shumë shpejt dhe si përfundim skisha të drejtë.  Ku mund të  ankohem? Unë jam 60 vjeç, endem nëpër zyra dhe kur plotësoj kushtet më nxjerrin nga zyra!
Ju lutem më ndihmoni!
Bëhet fjalë për ndihmën juridike në gjykatën e Durrësit.
Faleminderit për mirëkuptimin.

Qytetari: R.X.
Data: 20 Dhjetor 2022, Kategoria: Kërkesë për ndihmë juridike dytësore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Në lidhje me shqetësimin tuaj, për të përfituat ndihmën juridike falas duke pasur dokumentacionin e kërkuar dhe nuk jeni pranuar në zyrat përkatëse të ofrimit të ndihmës juridike falas, mund tu sugjerojmë të kontaktoni në adresën përkatëse për problematikën që ju keni hasur dhe për ankimin që ju keni në lidhje me shërbimin e ofruar ndaj jush. Ju lutem drejtohuni në adresën e mëposhtme për çdo shqetësim:
    dnjf@drejtesia.gov.al

    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje