Kërkese per kthimin e tokës shtet ne rruge

Ju lutem per te kthyer nje tok shtet ne rruge qe sherben per tu futur ne parcele. Cfare procedure duhet të ndjek, cfare dokumentash duhen dhe ne cfare institucioni dërgohen. Si dërgohen ne rruge postare apo dorazi? Faleminderit


Qytetari: E. B. Data: 14 October , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie.

2 responses to “Kërkese per kthimin e tokës shtet ne rruge”

  1. Institucioni përgjegjës për të kryer veprimet juridike është Bashkia ose Komuna (Këshilli Rregullues i Territorit) i vendit ku jetoni. Në rast se pozicioni i tokës është në qendër duhet t`i drejtoheni Këshillit të Ministrave (Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit). Këto janë institucionet të cilat kanë të drejtë të vendosin dhe bashkëveprojnë ARSH (Autoritetin Rrugor Shtetëror) në rast se e shikojnë të arsyeshme, ta kthejnë në tokën shtet në rrugë publike.

  2. 2

    Pershendetje!

    E drejta e kalimit, eshte parashikuar ne nenet 261 e vijue te Kodit Civil. Referuar ketyre neneve e drejta e kalimit (servituti) mund te realizohet me vullnet/marrveshje te paleve ose duke iu drejtuar gjykates.

    Per zgjidhje me marreveshje ju duhet te indentifikoni se ne vartesi te kujt institucioni shtetror eshte toka shtet ne fjale dhe ne vijim te ushtroni kerkesen tuaj.
    Me rast se nuk do te arihet marreveshje mund ti drejtoheni gjykates.

    Gjithashtu mbani parasysh qe ligji parashikon se e drejta e kalimit vendoset/krijohet ne ate pozicion ku ka me pak kosto dhe me pak deme per pronen kufitare, si dhe qe kerkuesi duhet te paguaje shpenzimet dhe demet e mundeshme.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet