Kerkese per informacion

Pershendetje!

Doja te merrja nje informacion ne lidhje me situaten ku ndodhem. Prej 2 vitesh jam ne marredhenie me nje person, me te cilin kam edhe nje femije te porsalindur para pak ditesh. Problemi qendron se me personin ne fjale nuk kam bere celebrim dhe asgje akoma, sepse ai aktualisht eshte i martuar me letra me dike tjeter sepse jeton jashte shtetit. Ceshtja qendron tek femija, ne lidhje me regjistrimin e tij? po ne lidhje me mbiemrin e femijes? Si veprohet ne keto raste per te pasur te dy te njejtat detyrime e te drejta?
Ju lutem do te me ndihmonit shume me nje pergjigje. Faleminderit !


Qytetari: E. D. Data: 9 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kerkese per informacion”

  1. Pershendetje,

    Sipas nenit 54 pika 2 e Kushtetutes se Shqiperise, “Femijet e lindur jashte martese kane te drejta te barabarta me te lindurit nga martesa”.
    Kodi i familjes i Republikes se Shqiperise parashikon se femija i lindur jashte martese mund te marre atesine e dhe mbiemrin e babait. Atësia e fëmijës së lindur jashtë martese mund të vendoset me anë të njohjes vullnetare te atesise (nga prindi tjeter) ose nëpërmjet një vendimi gjyqësor dhe për prindërit krijon të drejta dhe detyrime të njëjta, në mënyrë prapavepruese, si për fëmijët e lindur nga martesa.

    Prindërit kanë detyrë dhe të drejtë të kujdesen për mirërritjen, zhvillimin, mirëqenien, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të lindur nga martesa ose jashtë martese. Neni 227 i Kodit te Familjes perfaqeson kuadrin ligjor baze, i cili rregullon ushtrimin e pergjegjesise prinderore per femijen qe gezon statusin ligjor te te lindurit jashte martese. Sipas kesaj dispozite, “Përgjegjësia prindërore ndaj fëmijës së lindur jashtë martese ushtrohet nga prindi që e ka njohur fëmijën si të tij. Në qoftë se ai është njohur nga të dy prindërit, përgjegjësinë prindërore e kanë të dy prindërit.
    Me kërkesë të të atit, të nënës ose të prokurorit, gjykata mund të ndryshojë kushtet e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore dhe të vendosë që ai të ushtrohet nga njëri prind ose nga të dy bashkërisht. Gjykata në këtë rast vendos se me cilin prind do të banojë fëmija. Gjykata vendos për të drejtën e vizitës dhe të mbikëqyrjes së prindit, me të cilin fëmija nuk banon.

    Neni 220 i Kodit te Familjes nuk kushtezon ushtrimin e perbashket te pergjegjesise prinderore me faktin e bashkejeteses se prinderve, por vetem me percaktimin ligjor te lidhjes prind-femije (me njohjen e atesise). Ne zbatim te regjimit ligjor, vendimet lidhur me ushtrimin e pergjegjesise prinderore do te merren, si rregull me pelqimin e te dy prinderve.

    Ne terma praktike, në rastin konkret, nëna dhe babai pretendues i fëmijës duhet të paraqiten në zyrën e gjëndjes civile të pajisur me dokumente identifikimi, t’i dorëzojnë punonjësit të gjëndjes civile çertifikatën e asistencës në lindje dhe duhet të deklarojnë atësinë e fëmijës përpara punonjësit të gjëndjes civile. Punonjësi plotëson rubrikat e aktit të lindjes me të dhënat e plota të dy prindërve dhe mban procesverbalin përkatës të nënshkruar nga të dy personat e mësipërm.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet