Si duhet vepruar në rast se gjyqtari/a kalon çdo afat për gjykimin e një çështjes?

Pershendetje,

Kam humbur një gjyq ne Gjykaten Administrative Tiranë. Kam dyshime se është e qëllimshme nga ana e gjyqtares se ceshtjes. Unë dëshiroj ta ndjek këtë çështje duke u ankuar. Ka kaluar çdo afat mbi 1.5 vjet për një çështje. A mund të marr audio te seancave për mënyrën si është shprehur dhe sesi me eshte drejtuar në mënyrë harbute dhe jo profesionale? Kujt duhet t’i drejtohem që kjo çështje ndaj gjyqtares të verifikohet? A  kam të drejtë ta padis në gjykatë? Nuk po pyes për ankimim në Gjykatën Apelit, pasi  normal që do bëj apelim. Ngelem në pritje përgjigjes tuaj! Faleminderit,


Qytetari: A. S. Data: 18 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si duhet vepruar në rast se gjyqtari/a kalon çdo afat për gjykimin e një çështjes?”

  1. 2

    Pershendetje,
    Nese ju keni ankesa ne lidhje me gjyqtarin e ceshtjes, ju mund te referoni ankesen tuaj prane Inspektoriatit te te Larte te Drejtesise. Ankesat mund të dorëzohen edhe me postë, si dhe në rrugë elektronike në adresën info@ild.al. Ne linkun ne vijim mund te gjeni dhe adresen e ILD-se https://ild.al/kontakt/
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet