Kerkese per informacion

Pershendetje! Ju lutem desha nje informacion. Une ndodhem ne Gjermani vizitor, jo rezident edhe dua qe familja ime, gruaja e dy femijet 8 dhe 4 vjec te vine ne gjermani. Si mund te bej nje prokure ku te autorizoje bashkeshorten qe te kaloje kufirin me femijet, pa qene une fizikisht prezent ne Shqiperi? A ka nje rruge ligjore qe me lejon ta bej kete prokure nga ketu ku ndodhem? Faleminderit,


Qytetari: R. O. Data: 11 December , 2020, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Kerkese per informacion”

  1. Pershendetje

    Ju mund te beni autorizimin prane Ambasades Shqiptare ne Gjermani ose mund te paraqiteni para nje noteri vendas ne shtetin gjerman. Ne rast se prokura hartohet para nje noteri vendas, per t’u njohur nga autoritet ne Shqiperi prokura duhet të legalizohet ose apostilohet (vula apostile).

    Ne linkun ne vijim https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9783 mund te aplikoni online per prokure te posacme prane perfaqesuesit te ambasades shqiptare ne Gjermani.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet