Kerkese per informacion

Pershendetje jam nje qytetare S.G .Pasi perfunduan hetimet ne daten 15.10.2020 i pandehuri u deklarua fajtor per 2 vepra penale. Brenda afatit 10 ditor bazuar te neni 327 i K.PR.Penale qe ka te drejte i pandehuri te kerkoje ose kryerjen hetimeve shtese ose marrjen ne pyetje, ai ka kerkuar te merret ne pyetje. Per sa kohe mund te kaloje ne gjykate kerkesa per dergimin e ceshtjes ne gjyq? A ka afat kohor per t’u marre ne pyetje sepse ligji thote 10 dite? Ju faleminderit


Qytetari: S. G. Data: 3 November , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Kerkese per informacion”

  1. Pershendetje; Kur prokurori pranon kërkesën e të pandehurit për të kryer hetime shtesë, ato duhet të përfundojnë brenda tridhjetë ditëve nga paraqitja e kërkesës. Ky afat mund të zgjatet vetëm një herë dhe jo më shumë se dy muaj dhe në çdo rast pa kaluar afatin tërësor të hetimit. Kur nuk e pranon kërkesën e të pandehurit, prokurori merr vendim të arsyetuar,,,,! Pra, prokurori mund te mos e pranoj, kerkesen per marrjen e nje prove te re! Falimenderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet