Kerkese per informacion

Pershendetje

Jam nje qytetar B.K. Nje person ka bere kallezim ndaj meje per kanosje per shkak te detyres, por kjo ceshtje u pushua, pasi ka genjyer sepse une nuk e kam bere kurre ate veprim. Dhe ne vendim te prokurorit u vendos pushimi i ceshtjes. Me kane sekuestruar armen e gjahut qe e kam me leje qe ne mars qe ka bere kallzimin. Ne gusht u pushua ceshtja dhe te vendimi i prokurorit eshte nje paragraf qe thote drejtohuni komisariatit te policise per te marre armen. Por ne polici nuk ma japin, pasi ai person ka miq. Ju lutem me tregoni cfare rruge duhet te ndjek per ta marre armen pasi ceshtja eshte pushuar. A duhet t’i drejtohem gjykates? Ju faleminderit


Qytetari: B. K. Data: 22 October , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Kerkese per informacion”

  1. 1

    Pershendetje!

    Bazuar ne nenin 218/3 te Kodit te Procedures Penale: “Gjatë hetimeve paraprake, kthimi i sendeve të sekuestruara urdhërohet nga prokurori. Kundër këtij urdhri të interesuarit mund të bëjnë ankim në gjykatë”. Ju keni nje vendim te prokurorit i cili ka urdheruar kthimin e sendit. Ky vendim duhet te zbatohet nga komisariati.

    Per shkak te moszbatimit te vendimit te prokurorise nga ana e komisariait, ju duhet ti drejtoheni me shkrim prokurorise se rrethit duke e vene ne dijeni te zvarrijtes qe ju behet nga ana e komisariatit te policise, por edhe ti bene nje kerkese me shkrim Drejtorise se Policise se Qarkut. Ne rast se perseri ndesheni, me zvarritje apo refuzim me shkrim, kete çeshtje duhet ta beni konflikt gjyqesor, duke ngritur padi ne gjykaten administrative te vendit, me pale te paditur Drejtorine dhe komisaritin e policise, e pale te trete Prokurorine.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet