Kerkese per informacion

Pershendetje,

Ju lutem me ndihmoni me informacionin e meposhtem: Ku ndodhet sekretaria e Gjykates Penale Tirane? Ku ndodhen zyrat e gjyqtareve te Gjykates Penale Tirane? Ku mund te gjej formularin qe ceshtja ime te zhvillohet ne salle gjyqesore me sistem audio rregjistrimi? Ju faleminderit,


Qytetari: F. S. Data: 23 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kerkese per informacion”

  1. Pershendetje,

    Adresa e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane (Dhoma Penale) eshte ne Rr: “Jordan Misja”, prane ish-Stacionit te Trenit Tirane. Formularin (kerkesen) per kopje te rregjistrimit audio CD mund ta gjeni prane sekretarise se gjykates ose mund ta shkarkoni ne faqen http://www.gjykata.gov.al.
    U perpoqem t’jua dergonim edhe me e-mail kopjen e fomularit, por rezulton se adresa e e-mailit qe keni vene ne dispozicion ne platforme nuk eshte e sakte.

    Ne vemendjen tuaj: Kopja e kërkuar merret nga arkivi i Sistemit të Regjistrimit Dixhital Audio. Vetëm origjinali i ruajtur në gjykatë ka vlerë si dokument zyrtar. Kopja jepet për arsyen e parashtruar dhe nuk duhet të keqpërdoret. Për çdo çështje plotësohet një kërkesë e cila shoqërohet me CD/DVD të papërdorur me kapak. Për më shumë se 1 seancë, mund të nevojiten më shumë së 1 CD/DVD. Kopja mund të merret 1 ditë pune pas kërkesës për çështjet e arkivuara dhe 2 ditë pune për ato në gjykim. Tarifa për marrjen e kopjes është 800 lekë.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet