Kerkese per divorc

Pershendetje,

Jam emigrante ne Angli dhe dua te hap procesin per divorc me pajtesen e burrit. Jetojme te dy ne Angli dhe nuk kemi mundesi te kthehemi ne Shqiperi per t’u paraqitur ne gjyq. A ka ndonje menyre te na perfaqesoj dikush (duke i dhene te drejten te me perfaqesoj) ne procesin gjyqesor nese hapim gjyqin per divorc? Faleminderit.


Qytetari: K. X. Data: 3 January , 2021, Kategoria: Familjare.

One response to “Kerkese per divorc”

  1. Pershendetje,

    Per zgjidhjen e marteses ka 2 menyra:
    1. Nepermjet kerkese padise .
    2. Nepermjet zgjidhjes se marteses me marreveshje. Marreveshja realizohet para noterit dhe me pas i drejtohesh me kerkese gjykates per miratimin e saj.

    Ne rastin e gjykimit te zgjidhjes se marteses me pelqim reciprok, mungesa e njerit apo e dy bashkeshorteve do te coje ne pushimin e gjykimit te zgjidhjes se marteses. Kontrolli i vullnetit te secilit bashkeshort personalisht eshte kusht ligjor per zgjidhjen e marteses, ndaj si rregull, prezenca personale e bashkeshorteve eshte e detyrueshme. Ne vleresimin tim, kjo ceshtje mbetet e diskutueshme. Nese marreveshja per zgjidhjen e marteses eshte hartuar para noterit, pra vullneti i lire i bashkeshorteve vertetohet para nje personi publik, ne raste perjashtimore gjykata mund te pranoje zgjidhjen e marteses me pelqim reciprok, ne mungese te njerit apo te dy bashkeshorteve.

    Ne te dyja rastet gjykata fillimisht cakton nje seance pajtimi e cila behet vetem ne prani te paleve ne perputhje me parashikimet e nenit 134-136 te Kodit te Familjes.
    Pra, prezenca personale e bashkeshorteve ne seancen e pare eshte kusht i nevojshem per realizimin e perpjekjeve per pajtim nga ana e gjykates. Vleresoj se ju nuk mund te evitoni paraqitjen tuaj te pakten 1 here ne gjykate. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet