Kerkese per asistence ne hartimin e nje kerkese per pershpejtim gjyqi

Pershendetje,

Unë kam bërë kërkesë për përshpejtim të çështjes gjyqesore, pasi ka 2 vjet që pres Gjykatën Administrative të Apelit. Kerkesen e kam bazuar ne arsye shendetsore, duke i bashkelidhur edhe dokumentacionin perkates. Kërkesa u pranua nga relatori i ceshtjes në dhjetor 2019, por deri më sot nuk me kane caktuar date gjyqi.

A duhet të bëj perseri kërkesë dhe mbi çfarë baze ligjore duhet t’i drejtohem relatorit te ceshjes? Ju lutem, a mund te ndihmoni me formulimin e kërkesës nëse duhet bërë.  Ju vlerësoj shumë si avokate  dhe ngelem në pritje pergjigjes tuaj. Faleminderit,


Qytetari: N. L. Data: 7 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kerkese per asistence ne hartimin e nje kerkese per pershpejtim gjyqi”

  1. 1

    Pershendetje. Nese tashme kerkesa per pershpejtim ju eshte pranuar, atehere ju nuk mund te paraqisni nje kerkese tjeter. Vonesa vjen per arsye se kerkesat per pershpejtim edhe kur pranohen, gjyqtaret gjykojne edhe ceshtje te tjera te rradhes se zakonshme. Kini parasysh qe prej marsit deri ne date 1 qershor, Gjykatat nuk kane funksionuar per shkak te pandemise, gje e cila i ka vonuar shume te gjitha gjykimet.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet