Kerkese padi per divorc

Pershendetje! Ju lutem a mund te me ndihmoni me nje kerkese padi per divorc? a eshte ne rregull formati qe ju kam bashkelidhur? Faleminderit,


Qytetari: E. M. Data: 22 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kerkese padi per divorc”

  1. 1

    Pershendetje. Struktura e kerkese padise se paraqitur eshte e sakte dhe e plote. Duhet patjeter te keni adresa te sakta per efekt te njoftimeve nga gjyakta dhe do te ishte mire qe te vendosnit dhe numrat e telfonit te te dyja paleve. Ne kerkimet mungon kerkimi lidhur me mbiemrin qe deshiron te mbaje bashkeshortja. Duhet te keni parasysh qe caktimi i prindit per rritje dhe edukim do te behet mbi bazen e aktit te ekspertimit psikologjik, qe do te realizohet nga nje eksperte e thirrur nga gjykata. E njejta gje vlen edhe per takimet. Lidhur me pjesetimin e pasurise, praktika gjyqesore e trajton ne nje proces te mevetshem nga ndarja e pasurise. Procesi i pjesetimit te pasurise ne bashkepronesi kryhet ne baze te dispozitave te K.Pr.civile ne dy faza dhe si te tilla ato jane dy procedura me vete, dhe perfundojne me dy vendime. Ne fazen e pare behet percaktimi i pasurive qe jane pjese e bashkepronesise dhe me pjeseve perkatese te secili bashkeshort, dhe me pas ne fazen e dyte behet ndarja reale, fizike dhe ne natyre e pasurise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet