Kerkese padi kunder institucionit

Pershendetje,

Jam e punesuar ne Drejtorine e Formimit Profesional Dr.  Kerkoj te padise institucionin ku punoj, pasi kam qene e punesuar si instruktore me kohe te plote, por perpara 4 vitesh drejtuesi me nje vendim te tijin, te cilin e kam gjetur rastesisht, me ka kaluar ne part-time dhe nuk jam njoftuar institucionalisht.

Gjithashtu, duke nisur nga dt 10.03.2020 per shkak te Covid-19 kurset e formimit jane pezulluar dhe mesimi eshte zhvilluar online, por une nuk jam paguar akoma sepse qenkam instruktore e kurseve me kohe te pjesshme.  Sot na njoftojne qe te terheqim librezen e punes pasi jemi pezulluar.  Dmth jemi nxjerre nga sistemi i sigurimeve, pa na lajmeruar per nderprerjen e kontrates se punes dhe jemi udhezuar qe duhet te aplikojme per pagese papunesie. Te gjitha hapat jane marre pa na njoftuar dhe duke mos u bazuar ne legjislacion.

Pra sic ju thashe me siper, kerkoj te ngre nje kerkese padi kunder institucionit me objekt 2 problematikat e parashtruara me siper. Si duhet te ngritur kjo padi? Cfare parashikon legjislacioni i punes per rastin tim?  Faleminderit


Qytetari: E. G. Data: 23 April , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Kerkese padi kunder institucionit”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nese punedhenesi juaj nuk ka vepruar ne përputhje me parashikimet e Kodit te Punes se RSH (nenet 140 e ne vijim), atehere jemi ne kushtet kur kontrata e punes eshte zgjidhur ne menyre te menjehershme, te pa justifikuar dhe pa shkaqe te arsyeshme.

    Ne keto kushte, ju mund t’i drejtoheni Gjykates me nje kerkes-padi ku te kerkoni detyrimin e pales se paditur te shperbleje demin e rrjedhur nga zgjidhja e Kontrates se Punes, i perbere prej: paga e 12 muajve, paga e periudhes se njoftimit paraprak, shperblimin per moszbatimin e procedures se zgjidhjes se kontrates, pagesen e vjetersise se punes, si dhe ate te lejeve vjetore te pamarra.

    Per te arritur ne nje vleresim me te sakte te ceshtjes tuaj do te duhet te konsultohet dhe dokumentacioni qe ju dispononi. Nese e vleresoni te arsyeshme, ftoheni te dërgoni dokumentacionin në hapësirën e dedikuar në juristionline ose në adresen e email-it të platformes info@juristionline.al

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet