Kerkese padi kunder Bashkise se Tiranes

Pershendetje,

Kam nevoje per ndihmen tuaj. Jam i pastrehe, me gruan dhe me kater kalamaj te mitur ne kujdestari. E vetmja e ardhur e imja eshte nje rroge 300 mije lek te vjetra ne muaj. Nuk kemi as prona dhe as biznes. I jemi drejtuar bashkise per subvencionimin e pageses se qirase (strehim social). Sipas ligjit ato na kane shpallur fitues dhe perfitojme nje pagese mujore 69 mije lek te vjetra ne muaj. Nga keto bashkia do edhe 15% si takse te kontrata e qirase. Dhe ne pastaj na ngelen vetem 39 mije lek te vjetra. Me kete vlere qe mbetet nuk mund te gjej shtepi me qira dhe nuk ta lidh askush kontraten e qirase. Mendoj se Bashkia ben shume pabarazi, pasi une njoh shume familje te tjera qe jane ne listen pefituese dhe marrin nga 130 mije lek te vjetra ne muaj.  Ju lutem, si mund te bej nje kerkese padi ne gjykate kunder bashkise ne lidhje me ceshtjen e mesiperme?

Faleminderit,

Qytetari: Z.S.
Data: 11 Maj 2021, Kategoria: Kërkesë për ndihmë juridike dytësore, Strehim

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje.
    Nisur nga sa parashtroni, ju bejme me dije se ju mund te perfitoni nga ligji per ndihmen juridike falas. Cdo person qe ka te ardhura te pamjaftueshme ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti, i cili do te merret me hartimin e kerekese padise dhe perfaqesimin ne gjyq. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.
    Sic ju eshte komunikuar edhe permes bisedes telefonike, ju mund te paraqiteni prane Qendres se Ndihmes Ligjore Falas prane Ministrise e Drejtesise, per t’u informuar dhe asistuar me tej ne plotesimin e dokumentacionit per perfitimin e ndihmes ligjore falas. Faleminderit

Lini një Përgjigje