Pershendetje,
Ne lidhje me kerkesat penale me akuzues, dua te di nese gjykohen nga i njejti gjyqtar ne te dy fazat, ne fazen e pajtimit, si dhe ate te themelit? Faleminderit
Qytetari: L.
M.Data: 20 January , 2021, Kategoria: Penale.
Përshëndetje!
Në nenin 338 të Kodit të Procedurës Penale përcaktohet se:
“1. Në rastin e veprave që ndiqen me kërkesën e viktimës akuzuese, gjykata thërret viktimën dhe atë kundër të cilit është bërë kërkesa për gjykim dhe u propozon zgjidhjen e çështjes me pajtim. Në qoftë se viktima e tërheq kërkesën dhe ai që akuzohet e pranon tërheqjen, gjykata vendos pushimin e çështjes. Në të kundërtën ajo cakton datën e seancës dhe u bën të njohur atyre se mund të ndihmohen nga mbrojtës.”
Sa më sipër, vlersoj se si seanca e pajtimit, ashtu edhe ajo e shqyrtimit të cështjes në themel shqyrtohet nga i njëjti gjyqtar. Faleminderit