Kerkese e banoreve ndaj Njesise Administrative

Pershendetje,

Nje grup banoresh te nje pallati kane bere peticion ne forme kerkese drejtuar njesise administrative perkatese te qytetit, dhe i kerkojne largimin nga pallati te nje personi. Personi ne fjale eshte pensionist dhe nuk zoteron dokumentacion pronesie ndaj apartamentit qe banon dhe nuk eshte i regjistruar ne gjendjen civile te qytetit ku jeton aktualisht por ne gjendjen civile te qytetit ku ka lindur dhe nuk e ka ndryshuar. Doja tju pyesja, a ka ndonje ligj lidhur me kete ceshtje? Cila eshte baza ligjore qe ndalon largimin apo debimin e personave nga vendi ku banojne ? A eshte i detyrueshem regjistrimi i individit patjeter ne gjendjen civile te qytetit aktual ku banon? Faleminderit


Qytetari: a. l. Data: 26 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kerkese e banoreve ndaj Njesise Administrative”

  1. Pershendetje,
    E drejta e baneses dhe e prones private jane te drejta themelore te garantuara nga kushtetuta, dhe ato nuk mund te cenohen pa ligj ose pa nje proces te rregullt ligjor. Kushdo ka te drejte te zgjedhe lirisht vendbanimin e tij, dhe te levize lirisht ne cdo pjese te territorit te vendit. Ne kete kuptim detyrimi i individit per te deklaruar vendbanimin e tij, ose regjistrimin ne gjendjen civile perkatese, nuk ka te beje me te drejten e personit per te banuar apo per te disponuar ose poseduar banese. Nese personi ka apo nuk ka dokumenta pronesie per banesen ne te cilen jeton, e posedon ate qetesisht ose jo, kjo me pas eshte nje ceshtje midis ketij personi dhe paleve te tjera te cilet kane pretendime mbi kete pasuri, problematika keto te cilat rregullohen me ligj ose me proces te rregullt gjyqesor. Ne kete aspekt, peticioni juaj drejtuar Njesise Administrative, per debimin e personit nga banesa ne te cilen jeton, nuk gjen mbeshtetje ligjore.
    *Qytetari i moshuar, mund te mos kete mundesi dhe banese tjeter per te jetuar, dhe per sa kohe banon i pashqetesuar (nga pronaret e vertete), eshte e drejta e tij, te vazhdoje ta beje kete, pa shkelur ligjin dhe pa cenuar interesat e paleve te tjera.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet