Kërkesë ankesë.

si behet nje ankesë ndaj prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për mosveprim, të një proçedimi penal në shkeljen e rregullave dhe sigurisë në punë?


Qytetari: K. M. Data: 13 September , 2019, Kategoria: Penale.

3 responses to “Kërkesë ankesë.”

  1. 1

    Së pari: për çdo kallëzim të bërë Prokurori i çështjes ka detyrimin të kryejë hetime dhe ka detyrimin të bëjë një kërkesë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për: (Dërgimin e çështjes në gjyq; Pushimin e procedimit ose mos fillim procedimi). në rastin tuaj në rast kur ka heshtje nga prokurori i çështjes për më shumë se 3 (tre) muaj, ju duhet ti bëni “Memo” prokurorit të çështjes për dhënie informacioni në lidhje çështjen.
    Së dyti: Në rast se akoma nuk keni një përgjigje, Ankesa i drejtohet Prokurorit të Tiranës, me arsyetimin se nuk po kryhet detyra funksionale nga Prokurori i çështjes.

  2. 1

    Pershendetje, Ankesa behet me shkrim, dhe duhet te permbaje te gjitha shkaqet dhe pretendimet se ku bazohen keto shkelje, dhe mbi te gjitha cfare “mosveprimi”. po realizohet ne rastin konkret nga subjekti perkates i akuzuar..Ankesa i drejtohet Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane, dhe depozitohet si ne sekretarine e saj, si ne rruge postare.

  3. 4

    Ankesa mund ti drejtohet Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane
    duke pasqyruar te dhenat tuaja personale te sakta dhe adresen e sakte.
    Objekt: Mosveprim dhe zvarritje te hetimeve per procedimin penal.

    Parashtroni rrethanat e ngjarjes, situaten dhe daten kur ka filluar procedimi penal dhe ja dergoni Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane per marrjen e maseve per hetimin e procedimit penal.
    Me poshte po te dergoj nje strukture sesi mund ta hartoni ankesen.

    Ankese
    Drejtuar: Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane
    Kerkues: ( te dhenat tuaja personale )
    Adresa e banimit :

    I nderuar z. Drejtues!

    ( ne vijim parashtroni rrethanat e ngjarjes, dhe daten e sakte kur ka filluar procedimi penal)

    Mbetemi ne pritje te marrjes se masave nga ana juaj per fillimin e hetimeve .
    Me respekt
    Z/ Znj …..

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet