Kërkesë

Pershendetje!
Unë kam nevojë për perpilim e një kërkese me shkrim për ta paraqitur në gjykatë, për përjashtimin e një anëtari të trupit gjykues për faktin se ajo 6 muaj më parë ka qenë relatore në çështjen e babait, familjes time.  Kërkoj nga ju që të më mundësoni bazën ligjore në mënyrë që ta kopjoj dhe ta dërgoj direkt për arsye që nuk dua te me zvarritet procesi. Ngelem në pritje përgjigjes suaj. Faleminderit,


Qytetari: A. S. Data: 14 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kërkesë”

  1. 2

    Pershendetje.

    Sipas Kodit te Procedures Civile. ne nenin 72 te tij jane percaktuar rastet kur mund te kerkohet perjashtimi i gjyqtarit .
    Me poshte po ju japim dispoziten ligjore ku percaktohen rastet kur mund te kerkoni perjashtimin e gjyqtarit.

    Rastet për përjashtimin e gjyqtarit
    Gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështje konkrete kur:
    1. ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në gjykim;
    2. ai vetë ose bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt apo krushqi deri në shkallë të dytë ose është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit;
    3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie
    kredie apo huaje me njërën prej palëve, ose njërin prej përfaqësuesve;
    4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin
    e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës apo tjetrës palë;
    5. është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër që ka interesa për çështjen në gjykim;
    6. në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet