Kerkese per marrjen e tokes ne pronesi

Pershendetje,

Une kam nje AMTP ne baze te ligjit 7501, per nje siperfaqe toke prej 7800 m2 ne pronesi. Gjithashtu kam edhe nje siperfaqe toke rreth “1700 m2 toke ne perdorim, me vendnodhje ne Zonen Kadastrale 1514, Fshati Domje. Ne baze te Ligjit 20/2020, a me takon te pajisem me AMTP ne pronesi edhe per siperfaqen e tokes ne perdorim, edhe pse ne kete toke ndodhen dhe dy banesa ne legalizim? Si duhet te veproj?  Kujt duhet t’i drejtohem (Bashkise apo ndonje institucioni tjeter) dhe cfare ligji dhe neni perkates t’i referoj? Faleminderit


Qytetari: V. S. Data: 16 July , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Kerkese per marrjen e tokes ne pronesi”

  1. Pershendetje. Ju keni te drejte qe t’i drejtoheni Agjencise Shteterore te Kadastres per te bere regjistrimin e tokes ne emrin tuaj. Ligji eshte ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te regjistrimit pronesise”. Lidhur me pasurite e paluajtshme qe jane ndertuar pa leje dhe kane aplikuar per legalizim, nese jane ne perputhje me ligjin dhe miratohet leja e legalizimit, poseduesve do t’ju kaloje ne perputhje me ligjin edhe pronesia e tokes, por nderkohe pjesa tjeter e tokes do te regjistrohet ne emrin tuaj. Ju do te kompensoheni per vleren perkatese te prones.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet