Kërkesë

A ka vlerë juridike një masë gjobe nga IMTV ndërkohë që formati i përdorur është për institucionin INUV , format i shfuqizuar me Ligj.


Qytetari: D. K. Data: 10 February , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Kërkesë”

  1. Erald Llanaj Erald Llanaj says:

    Nese akt-konstatimi i mbajtur nga IMTV ku ju jeni denuar me gjobe per shkeljen e bere eshte mbajtur per institucionin INUV atehere ju duhet ti drejtoheni gjykates dhe te kerkoni pavlefshmeri akti pasi eshte nje akt i cili eshte mbajtur mbi bazen e nje ligji te shfuqizuar.

  2. Per mendimin tim eshte absolutisht e pavlefshme per shkak te formes

  3. Mund të kërkosh pavlefshmërinë e aktit administrativ fletë gjobe në vlerën xxxxxxx, por duhet të kesh parasysh që e merr gjykata në shqyrtim vlefshmërinë e aktit. Nuk mund të kërkosh pavlefshmërinë e aktit sepse ka ndryshuar emri i organit administrativ, por në rast se është shfuqizuar me ligj formati, atëherë përbën shkak ligjor për shfuqizimin e gjobës. Megjithatë në Gjykatën Administrative shfuqizimi i gjobës behet në rast se shkelja e organit administrativ do të jetë e tillë që ndryshon pasojat administrative të ardhura. Pra, duhet të argumentosh që bazuar në shkeljen e konstatuar rezultati i hetimit administrativ do të kishte qenë i ndryshëm dhe nuk do kishe marrë masë administrative me gjobë, gjë e cila parashikohet në pikën 4 të nenit 40 të Ligjit Nr. 49/2012 “Për gjykatat Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” që shpreh, se: Gjykata vendos rrëzimin e padisë dhe kur vlerëson se, pavarësisht shkeljeve procedurale të konstatuara të veprimtarisë administrative, pasojat do të ishin të njëjta.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet