Kerkesa ne baze nenit 20 kodit penal per te mitur(akuzues)

Pershendetje, ne baze te nenit 20, te kodit per te mitur, psikoligen e njofton vete prokuroria, pasi fillon hetimet penale ne baze te kallezimii mituri, apo behet kerkese per asistence nga i mituri? Nese behet kerkese, ku dhe kur dorezoher


Qytetari: H. V. Data: 11 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kerkesa ne baze nenit 20 kodit penal per te mitur(akuzues)”

  1. Kodi i Drejtesise Penale per te MInurin parashikon se: “Në çdo fazë të procedimit penal me të miturit në konflikt me ligjin, si dhe gjatë pyetjes së të miturit viktimë ose dëshmitar, pavarësisht nga mosha mbi ose nën 14 vjeç, prania e psikologut është e detyrueshme.

    Te njejtin qendrim mban edhe Kodi i Procedures Penale lidhur me te Miturin, vecanerisht ne nenet 35, 171/3, 297/3, 361/a, pra detyrimin qe nje i mitur kur deshmon, paraqitet per njohje, eshte i akuzuar apo akuzues, te shprehet vetem me pranine e nje psikologu.

    Per sa me siper, pavaresisht formimit intelektual, eshte kerkese e detyrueshme e ligjit qe i mituri te perfaqesohet ne cdo faze apo cilesi proceduriale nga psikologu. Cdo veprim ne te kundert eshte i pavlefshem.
    Mbeshtetur ne nenin 18/4 te Kodit Penal per te mitur, psikologu sigurohet nga ana e organit kompetent ( Prokuroria/ Gjykata )
    Neni 18/4 percakton:’ Organet kompetente, sipas rastit dhe nëse kjo është e mundur, kujdesen që të sigurojnë praninë e të njëjtit psikolog gjatë gjithë procesit të drejtësisë penale për mitur dhe vetëm nëse kjo është në
    interesin më të lartë të të miturit’

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet