Pershendetje,
Jam 22 vjec. Kam dal i semure nga melcia, dhe do te dal ne kemp, njekohesisht vazhdoj edhe shkollen e larte.
Pyetja ime konsiston se, nese mbas mbarimit te shkolles a mund te punesohem une, edhe pse jam me kemp apo jo? Pra ka ndonje rrezik qe une te mos punesohem?
One Response
Përshëndetje,
Nëse zgjidhni të punoni ose ushtroni veprimtari ekonomike, mund ta realizoni, por do duhet të hiqni dorë nga pensioni i invaliditetit.
Kjo pasi pensioni i invaliditetit ju garantohet vetëm nëse:
1. Jeni i paaftë për çdo veprimtari ekonomike;
2. kur personi ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin).
Nëse jeni në gjendje të ushtroni veprimtari ekonomike do të thotë që nuk ndodheni më në kushtet e invaliditetit dhe në termat ligjorë përfitimi i invaliditetit është për shkak të paaftësisë dhe nuk mund të ju mbuloj me të ardhura nëse i keni prej formave të tjera.
Faleminderit.