Pershendetje!
kam mbaruar masterin Por Nuk kam mare kartonin sepse Universiteti nuke ma jep dot per shkak shkak te vonesave procedurale te miratimit te modelit te ri te diplomes nga agjensia pergjegjese pranë MASR. Nderkohe kam listen e notave dhe vertetim qe thote qe studenti ka mbaruar te gjitha detyrimit akademike por nuk ka terhequr kartonin. Pra une kam te drejte qe aplikoje per pune, per licenca etj?
One Response
Përshëndetje,
Në këtë rast, për aplikime mund të përdorni dhe vërtetimin e student që përmban informacionin e sipërcituar nga ju.
Ky vërtetim nuk është ekuivalent me diplomën, që do të thotë mund të ketë dhe institucione ose subjekte që mund të mos e pranojnë nëse nuk është diplomë, megjithatë kur të dorëzoni vërtetimin mund të bëni dhe specifikimet nga ana juaj se pse nuk e dispononi ende kartonin e diplomës.
Faleminderit.
JuristinOnline