Karte identiteti

Pershendetje,

Dua te di nese mund te aplikoj online per karte identiteti apo eshte e nevojshme te paraqitem prane zyrave per aplikim? Si eshte procedura qe duhet te ndjek? Faleminderit,


Qytetari: A. D. Data: 17 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile, procedura administrative.

One response to “Karte identiteti”

  1. Pershendetje,

    Nese jeni rezident brenda Republikes se Shqiperise, për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar: https://rezervo.aleat.al/. Prane sporteleve te Postes Shqiptare beni merrni kuponin per aplikim per ID dhe beni pagesen perkatese.
    Me pas, ne daten/oren e rezervuar nga ana juaj, duhet te paraqiteni prane zyrave te ALEAT per te vijuar me aplikimin perkates (fotografi, nenshkrimin elektronik, shenjat e gishterinjve).

    Nese jeni shtetas shqiptar rezident jashte kufinjve te Republikes se Shqiperise, ju mund te aplikoni online per leternjoftim (ID) nepermjet portalit e-Albania dhe te ndiqni procedurat perkatese ne perfaqesine shqiptare (Ambasdade/Konsullate) ne vendin ku jeni rezident. Per me shume info, referohuni ne linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765
    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet