Kamerat në ambiente publike

Kush ka kopetence ligjore për rregjistrimin /monitorimin/raportimin e kamerave në ambiente publike?
Ku raportohen monitorimi që kryhet?
Nëse jane disa intitucione, kush janë këto institucione?
Ju faleminderit,

Qytetari: D.N.
Data: 30 Janar 2023, Kategoria: Mbrojtja e te dhenave personale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Politika e vëzhgimit me kamera duhet të jetëe në përputhje të plotë me:
    – Ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar;
    – Ligjin nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike” si dhe;
    – Udhëzimin e miratuar nga Komisioneri nr. 46, datë 26.03.2017 “Për përcaktimin e nivelit të sigurisë për përpunimin e të dhënave personale nëpërmjet sistemeve të sigurisë, në zbatim të ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.
    Sipas nenit 5 të ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike” :
    Detyrimi i subjekteve publike për marrjen e masave shtesë të sigurisë
    1. Subjektet publike marrin masa shtesë sigurie në sheshe të hapura, parqe, kënde të lojërave,
    parkime, në mjedise të hapura apo të mbyllura, që kanë në administrim apo pronësi dhe që, sipas
    vlerësimit të Policisë së Shtetit, përbëjnë burim rreziku të shtuar për rendin dhe sigurinë publike.
    2. Ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike në bashkëpunim me Komisionerin për të
    Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e
    këtij ligji, përcaktojnë me udhëzim të përbashkët ngritjen dhe funksionimin e një regjistri, si bazë të
    dhënash qendrore apo vendore, në të cilin regjistrohen subjektet që, sipas këtij ligji, marrin masa
    shtesë të sigurisë publike.
    Policia e Shtetit dhe drejtoritë vendore të saj kanë rolin kryesor bazuar dhe në aktet e mësipërme ligjore.
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje