Kamera sigurie

Pershendetje. Jetoj në një shtëpi private dhe për arsye sigurie pasi makinen e parkoj anës rrugës kam vendosur kamera sigurie. Si është ligji nqs Policia e Shtetit kërkon pamjet? A duhet të paraqese shkresë ose njoftim? Faleminderit,


Qytetari: L. Z. Data: 24 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Kamera sigurie”

  1. Pershendetje

    Ju bejme me dije se, ne nenin 6, pika 2 e ligjit “Per mbrojtjen e te dhenave personale” citohet se: “Perpunimi i të dhënave personale, të përcaktuara në kuadër të veprimtarive të parandalimit dhe ndjekjes penale, për kryerjen e një vepre penale kundër rendit publik dhe të veprave të tjera në fushën e të drejtës penale, si dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, kryhet nga autoritetet zyrtare të përcaktuara në ligj”. Policia gjyqesore ose prokurori i ceshtjes dergon vetem nje shkrese per te kerkuar proven ne rastin konkret kamer sigurie.

    E drejta e aksesit sigurohet ne baze te nenit 12 te ligjit “Per mbrojtjen e te dhenave personale”. Ne perputhje me udhezimin nr. 3 date 05.03.2010 mbi “Përpunimin e të dhënave personale me sistemin e video survejimit në ndërtesa dhe mjedise te tjera” ne piken 3 te tij percaktohet se: Përpunimi i të dhënave personale me anë të një sistemi video survejimit është i ligjshëm:
    a) për përmbushjen e detyrave të përcaktuara me ligj të veçantë. Në këto raste është e nevojshme që të respektohen dispozitat e ligjit në fjalë.
    b) me pëlqimin e subjektit të të dhënave, por praktikisht kjo është e mundshme vetëm në raste shumë të kufizuara, atëherë kur identifikimi i një grup personash që janë brenda zonës së kamerës bëhet në mënyrë të qartë;
    c) pa pëlqimin e subjektit por gjithnjë duke respektuar kriteret e përcaktuara në nenin 6 të ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

    Sipas Udhëzimit nr.3, ju informojmë se ju keni detyrimin e vendosjes së tabelës së posaçme në vende të dukshme per të gjithë personat që e frekuentojë objektin/ambientin ku është vendosur sistemi i video survejimit. Mos respektimi i kritereve ligjore per vendosjen e video survejimin apo pengimi i organeve te percaktuara me ligj per sigurimin e provave mund te perbejne veper penale ose kundervajtje administrative. Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Në rastet kur gjatë hetimeve paraprake, rezulton se një send/provë materiale ka lidhje me veprën penale që hetohet ose ndihmon/jep te dhena ne sqarimin e fakteve te saj, domosdoshmërish procedohet me mbajtjen e një procesverbali për marrjen e provës materiale. Kështu procedohet edhe gjatë veprimeve të tjera hetimore paraprake, si këqyrje, kontrolle, etj. por ne cdo rast juve si person i interesuar duhet t’ju vihet ne dizpozicion nje kopje e procervebalit ose e vendimit te prokurorit per sekuestrimin e sendit. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet