Kam probleme me diplomen e gjimnazit

Prsh jam nje ish maturante kam marr diplomen e gjimnazit por drejtori aktual ne ate shkolle nuk ka plotesuar amzen ne regjister. Kam konkurruar kam fituar degen infermieri “mami” ne pas 1 viti bej cregjistrimin nga ky fakultet dhe kur shkoj tek zyra arsimore ma nxjerrin kete problem qe diploma ime nuk eshte e vlefshme.kam shkruar tek zyra per bashkeqeverisjen kam bere dhe denoncim ne prokurori por me thane se me lehte mund ta zgjidhja me gjyq dhe me nje avokat duke bere avokati nje kerkese dhe drejtori te plotesoj amzen qe dhe une te kem te drejte te studjoj.
Por mundesite e mia ekonomike nuk jane qe te ndjek procese gjyqsore dhe paguaj avokat pasi jam nje nene e divorcuar dhe ne rritje te nje femije. Si mund ta zgjidh kete problem a ka nd zgjidhje nga ju? Faleminderit


Qytetari: A. N. Data: 16 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kam probleme me diplomen e gjimnazit”

  1. Pershendetje. Problemi juaj mund te zgjidhet vetem ne rruge gjyqesore. Nepermjet kesaj platforme ne mund t’ju ofrojme vetem keshillim ligjor. Megjithate, nese ju plotesoni kriteret e ligjit per te perfituar ndihme ligjore falas, mund te plotesoni formularin dhe te kerkoni nga gjykata qe t’ju caktoje nje avokat pa pagese.
    Ne faqen e juristionline.al, mund te gjeni formularet perkates:
    https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet