Kam problem me ATP-ne

Pershendetje,

Une jam bashkepronare me familjaret e mi ne pronat e babait. Kemi 5 vendime te njohura ne Agjensine e Trajtimit te Pronave (ATP), ku disa na kane njohur te drejten e kompesimit financiar dhe ne disa te tjera kompesim fizik.

Problemi im eshte se njeri prej pjesetareve te familjes me ka marr ne menyre te fshehte nje prokure perfaqesimi dhe vepron tek ATP-ja.  Kur une interesohem atje, punonjesit e institucionit nuk me sqarojne sepse aty punon mbesa ime qe ka lidhje me keto prona. Per shkak te kesaj prokure kam frike se me marrin leket e kompensimit, me marrin edhe token e mua nuk me njoftojne per asgje. Kur une i pyes familjaret, ato me thone se nuk e dime dhe nuk me pergjigjen ….

Shteti (ATP-ja) nuk me sqaron nese ka dale kompensimi per pronat e mia dhe se kush ka aplikuar per marrjen e vleres se kompensimit.  Nuk e di ku ta gjej te drejten time.  Bashkepronaret e mi me injorojne se kane marr prokure nga une dhe nuk u interesoje me. Nga ana tjeter shkoj te noteria per te marre nje kopje te prokures, ajo me sorollat duke me thene qe s’kam kohe tani, s’kam kohe neser. Nuk e di, por jam e humbur. Edhe po te marr nje avokat, kam frike se familjaret e mi mund ta blejne sepse duan te me vjedhin pasurine. Kjo eshte problematika ime.

Ju lutem me thoni se cfare mund te bej? Ku mund te drejtohem? Ju faleminderit,


Qytetari: s. t. Data: 16 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kam problem me ATP-ne”

  1. Pershendetje. Ne cilesine e bashkepronarit, ju keni te drejten e informacionit nga te gjitha institucionet e perfshira. Per te marre nje pergjigje nga Agjencia e Trajtimit te Pronave, ju duhet te paraqisni nje kerkese me shkrim, te ciles t’i bashkengjisni kopje te deshmise se trashegimise qe vertetojne lidhjen tuaj me ish pronarin. Deshmia e trashegimise se babait tuaj, dhe nese pronar ka qene gjyshi/gjyshja juaj, edhe deshmine e trashegimise se gjyshit/gjyshes, qe verteton te drejten e pronesise se babait tuaj. Persa i perket prokures, noterja ka detyrim ligjor qe t’ju vere ne dispozicion nje kopje. Nese pas kerkeses tuaj, refuzon, keni te drejte te beni nje ankim prane Dhomes Kombetare te Noterise. Mund ta beni edhe vete, pa qene nevoja per nje avokat. Ju keni te drejten qe ne cdo kohe te revokoni prokuren tuaj dhe kete ta percillni prane te gjitha institucioneve te perfshira. Duam t’ju sqarojme se edhe nese familjaret tuaj e marrin te gjithe kompensimin fizik dhe financiar te prones ne emrin e tyre, duke ju perjashtuar, ju keni te drejten te kerkoni pjesen tuaj te pronesise prej tyre, si per pronat, ashtu edhe per parate.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet