Kam perftituar pagen e luftes dhe nuk do paguhem me rroge per punen e bere

Pershendetje,

Paga e luftes me eshte llogaritur si rroge ne punen ku jam. Une paguhem me pak se paga minimale dhe me eshte thene se per kete arsye une nuk do paguhem per ditet qe kam punuar nga Prilli e deri me sot.

Si te veproj? Gjithashtu me eshte thene se me ka paguar siguracion te plote per 3 muaj dhe prandaj jemi ne rregull, as do me japi as do i jap.


Qytetari: E. P. Data: 18 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kam perftituar pagen e luftes dhe nuk do paguhem me rroge per punen e bere”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Paga e luftes vjen si nje pagese per t’i ardhur ne ndihme punemarresve te cilet nuk mund te paguhen nga punedhensit e tyre per shkak se keta te fundit nuk kane likuiditet si pasoje e situates se krijuar nga gjendja e fatkeqesise natyrore. Ne kete kuptim kjo pagese nuk duhet ngaterruar me pagen per punen e kryer, por si nje ndihme financiare per punemarresit te cilet nuk jane paguar nga punedhenesi i tyre per shkak te situates se pandemise. Ju bej me dije se kjo pagese ju ka kaluar ne llogarine tuaj personale nga Drejtoria e Pergjithshme e Thesarit dhe askush nuk mund te ngreje pretendime mbi kete pagese.
    Ne keto kushte edhe ne lidhje me sa parashtroni ne pyetjen tuaj, ne mbeshtetje te Kodit te Punes, punedhenesi juaj e ka detyrim ligjor t’ju kaloje pagen per punen e kryer (e cila nuk duhet te jete me pak se 26.000 lek) se bashku me derdhjen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore perkatese.
    Mbi siguracionet qe ju jane derdhur per 3 muaj, ju keshilloj te verifikoni ne e-Albania sigurimet e derdhura nga punedhenesi juaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet