Kam marr nje deportim ne Gjermani

Pershendetje,

Kam marr nje deport ne Gjermani dhe ma kane dhene per 30 muaj. Ka kaluar nje vit qe nga ajo kohe. Si mund te kaloj/leviz para afatit te mbarimit te ndalimit? a mund te kerkoj heqjen e ndalimit para afatit? cila eshte procedura qe duhet te ndjek ne kete rast? Faleminderit,


Qytetari: A. C. Data: 2 January , 2021, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Kam marr nje deportim ne Gjermani”

  1. Pershendetje. Per te kerkuar heqien e ndalimit per te hyre ne zonen Shengen, duhet t’i drejtoheni me kerkese me shkrim autoriteteve kompetente te vendit te huaj, ne kete rast te shtetit Gjerman. Per te marre nje heqie te ndalimit perpara afatit, duhet qe ju te keni nje shkak te ligjshem per ta kerkuar. Te tille konsiderohen, bashkimi familjar me nje shtetas te BE, ose kur keni nje kontrate pune ne nje vend te BE. Ne cdo rast, vendimmarrja i perket autoritetit kompetent gjerman.
    Duam t’ju bejme me dije se ne rastin e ndalimit te hyrjes ne zonen Shengen, kur ky shoqerohet me deportim, edhe kur te kete kaluar afati, do t’ju duhet nje vertetim me shkrim nga autoritetet gjermane qe e konfirmojne kete fakt, ne te kundert nuk do te lejoheni te dilni jashte kufirit nga policia kufitare shqiptare.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet