5 responses to “Kam mar ekspuls ne greqi dua te a me eshte hequr se me ka mbaruar si afat ne nentor 2019”

  1. Pershendetje! Autoritetet e Ministrise se Brendshme nuk e besoj qe mund te japin nje pergjigje te qarte sepse nuk dispojne te dhenat e plota te denimit mbi perjashtimin e se drejtes per te levizur ne Greqi(expuls)! Mendoj se nje komunikim me Ambasaden Greke ne Tirane ose pajtimi i nje avokati grek ne qytetin ku ke marre denimin me perjashtim(expuls) mund te te ndihmoje! Ndodhe shume rralle qe shtetet e BE-se te marrin vete iniciativen per te hequr nga sistemi emrat e personave qe e kane kryer, perfunduar periudhen e perjashtimit(expulsit)! Nga praktika rezulton qe heqja e perjashtimit (expulsit) pas perfundimit te afatit eshte nje procedure shume e thjeshte. Mjafton nje kerkese e personit te interesuar qofte edhe permes nje familjari ose avokatit te tij ne organet perkatese, Prefekture, Polici, Prokurori ose Gjykate, ne qytetin ku eshte dhene denimini i debimit, expulsi!

  2. Pershendetje. Ne rast se afati i ekspulsit te ka mbaruar, nga praktika, serish nuk mund te kalosh kufirin pa kryer nje procedure tek Drejtoria e Pergjithshme e Policise. Duhet te depozitosh nje kerkese ku kerkon te kalosh kufirin pasi te ka mbaruar ekspulsi dhe ti bashkengjitesh vendimin e gjykates apo vendimin administrativ te shtetit te huaj (te perkthyer), i cili te ka ndaluar hyrjen ne Greqi apo BE. Eshte pak e komplikuar, provoje ta kryesh, ne rast se nuk mundesh, duhet te kontaktosh me nje avokat qe merret me keto raste. Pak jane avokatet qe dine te realizojne kete procedure.

  3. Pershendetje,
    Mund ti dergoni nje kerkese nga ana e vete personit, apo perfaqesuesit te tij ligjore, Policise Kufitare , ku kerkohet vertetim nese ka mabruar afati i ekspulsit.
    Shqiperia nuk ben pjese ne zonen shengen dhe nuk ka akses per te verifikuar nese ka mbaruar afati.

  4. Mendoj se duhet ti drejtohesh zyrtarisht me kerkese per informacion Policise se Kufirit

  5. Mund te interesohesh prane zyrave te emigracionit apo policise kufitare ne Rajonin e Policise ku banon.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet