Kam dëshmuar në gjykate, a mund ta marr video-audio te seances?

Pershendetje,

Kam qenë dëshmitar dhe kam dëshmuar në nje proces gjyqesor. Interesohem te di nese mund ta marr video/audio te seances gyqesore? Kujt duhet t’i drejtohem dhe çfarë procedure duhet të ndjek? Theksoj se behet fjale per vitin 2017.
Ngelem në pritje përgjigjes tuaj! Falenderime


Qytetari: N. L. Data: 10 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kam dëshmuar në gjykate, a mund ta marr video-audio te seances?”

  1. Pershendetje. Procesverbali i seances gjyqesore eshte i ruajtur me shkrim, ose ne sistemin audio (jo video), ne varesi te faktit nese seanca eshte zhvilluar ne salle, apo ne zyren e gjyqtarit. Kodi i Procedures Civile i jep te drejten paleve qe te terheqin ne cdo moment kopje ne CD, apo kopje te transkriptuar te procesverbalit audio, kundrejt pageses se tarifes perkatese. Pervec paleve, mundesine per te pasur kopje te procesverbalit te seances gjyqesore, e kane edhe personat e interesuar. Per kete, ju duhet t’i provoni sekretarise faktin qe jeni person i interesuar, si dhe te percaktoni saktesisht seancen per te cilen kerkoni procesverbalin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet