Kam bere aksident. Cfare duhet te bej?

Prsh, kam bere nje aksident e kam dal i dehur kam ren ne kanal edhe kam plagos dy shoket e mi qe kisha ne makine. Kam ndenje 3 dit ne paraburgim, edhe shoket 3 dit ne spital. Cunat  jan mire. Une kam dal edhe marrdheniet i kam te mira me shoket. Jam ne procesh hetimesh ne dosje me ka ardh nje raport i lehte edhe nje ne gjendje te rende ne momentin e aksidentit. A ekziston mundesia  qe te rikthehem ne burg?


Qytetari: E. T. Data: 10 November , 2019, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kam bere aksident. Cfare duhet te bej?”

  1. Në rastin tënd është pak e vështirë për të parashikuar se çdo të ndodhë në të ardhmen, pasi procesi ndahet në dy faza: fazën e hetimeve dhe fazën e gjykimit të themeli dhe ka dy akuza që rëndojnë mbi ty.
    1. Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt (10 ditë deri në 3 vjet).
    2. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor (nga 1 deri në 5 vjet).
    Në fazën e hetimeve duhet të shikosh Vendimin e vleftësimit të masës së sigurimit, në qoftë se je akuzuar për të 2 akuzat e mësipërme.
    Në rast se gjykata i ka vlerësuar të dyja akuzat dhe ka vendosur masë sigurimi (jo arrest me burg), atëherë nuk rrezikon që gjatë fazës së hetimeve të rikthehesh në burg.
    Në rast se gjykata nuk i ka vlerësuar të dyja këto akuza atëherë rrezikon që prokurori të vijë me ndryshim mase sigurimi nga Masa që ke aktualisht në Arrest me burg. Gjithsesi e vendos gjykata nëse janë kushtet për masë ekstreme.
    Për sa i përket çështjes së themelit (vendimit përfundimtar të gjykatës) është rreziku minimal që të rikthehesh në burg pasi gjatë hetimeve je ndjekur me masë sigurimi detyrim paraqitje, arrest në shtëpi apo ndonjë masë tjetër dhe parimisht Gjykata e ka të vështirë të rikthejë në burg, pa pasur shkaqe të forta, ku burgimi të jetë e vetja masë ndëshkuese, pasi bazuar në dënimin maksimal (5 vjet) (duke marrë parasysh që gjatë bashkimit të dënimit për të dyja akuzat do të aplikojë dënimin më të rëndë të shtuar) je në kushtet për të përfituar pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien në provë.
    Megjithatë duhet të tregosh kujdes në mbrojtjen tënde pasi asgjë nuk është e sigurtë.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet