Kam bashkeshortin ne paraburgim

Pershendetje,

Kam bashkeshortin ne paraburgim prej nje viti.  Nuk i mbyllin hetimet dhe e mbajne kot pasi nuk kane as prova e asgje. Bashkeshorti ka probleme te renda shendetsore, por askush nuk e ve ujin ne zjarr per te. I japin vec qetesues. Ai eshte vetem 31 vjec dhe une kam dy femije te vegjel.  Ju lutem me ndihmoni sesi duhet te veproje dhe kujt e si t’i drejtohem qe kjo situate te marre zgjidhje sa me shpejt.

Faleminderit,


Qytetari: E. S. Data: 3 April , 2020, Kategoria: Penale.

8 responses to “Kam bashkeshortin ne paraburgim”

  1. Pershendetje!
    Ne lidhje me sa parashtroni ne pyetjen tuaj, zgjidhja e vetme do te jete zevendesimi i mases se sigurimit personal nga arrest me burg ne nje mase me te lehte si arrest shtepie apo detyrim paraqitje. Per t’u realizuar ky veprim ju duhet ne radhe te pare t’i drejtoheni gjykates me kerkese dhe gjithashtu duhet te provoni perpara gjykates kushtet e renduara shendetesore te personit. Ne kushtet e epidemise qe po kalojme, nese provoni kushtet e renduara shendetesore te bashkeshortit tuaj, ka nje probabilitet te larte qe gjykata te zevendesoje masen e sigurimit personal te dhene arrest me burg.

  2. Pershendetje, per shkak se bashkeshorti juaj, ashtu sic cilesoni ju, ka probleme te renda shendetesore, dhe perben nje nga grupet me te rrezikuara nga pandemia (virusi), ju duhet te kerkoni ne gjykate ndryshimin e mases se sigurise, dhe zevendesimin me nje mase me te lehte, me qellim per t’u izoluar ne nje ambient me te sigurt sic eshte shtepia.

  3. Pershendetje. Mund te kerkoni zevendesim te mases se sigurimit, duke kerkuar arrest ne shtepi ose detyrim paraqitje. Ne kushtet e perhapjes se epidemise, kjo eshte akoma me e mundshme, pasi nje person me probleme shendetesore si bashkeshorti juaj, rrezikon shume me teper ne rast se semuret nga coronavirus dhe ky eshte nje argument me rendesi.

  4. Në rast se ka probleme të shëndetit mendor atëherë duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg” në “Shtrimin në një spital psikiatrik bazuar në nenin 239 të Kodit të Procedurës Penale që parashikon, se:
    Kur personi që duhet arrestuar është i sëmurë mendërisht dhe për këtë shkak përjashtohet ose pakësohet shumë zotësia e të kuptuarit ose e vullnetit, gjykata në vend të paraburgimit mund të urdhërojë shtrimin e përkohshëm në një institucion psikiatrik, duke caktuar masat e nevojshme për të parandaluar rrezikun e ikjes.
    Shtrimi nuk mund të vazhdojë kur rezulton se i pandehuri nuk është më i sëmurë mendërisht.
    Zbatohen rregullat e paragrafit 2, të nenit 238, të këtij Kodi.

  5. Elis Bilali Elis Bilali says:

    Pershendetje!
    Gjate fazes se hetimeve paraprake i pandehuri mund te bej disa kerkesa proceduriale. Nder kryesoret ne rastin tend jane dy:
    1- kerkese per zevendesimin e mases se sigurise arrest me burg duke parashtruar shkaqet e cituara nga ju.
    2- kundershtimi ne gjykate te vendimit te prokurorise per zgjatjen e hetimeve. Ne kete rast bashkeshorti juaj duhet te informohet ngs prokuroria per vendimin e zgjatjes se hetimeve dhe ta kundershtoje. Ne seancen qe do zhvillohet per gjykimin e kerkeses, prokuroria duhet te arsyetoje ne gjykim domosdoshmerine e zgjatjes se hetimeve dhe te parashtroje provat e reja qe do te marre dhe perse ka qene e pamundur te merren deri ne ato momente. Ne fund te gjykimit kur gjykata e vlereson te arsyeshme i vendos prokurorise nje afat brenda te ciles duhet te mbyll hetimet e ta coje ceshtjen per gjykim.
    Persa i perket faktit ka apo jo prova te cilat inkriminojne bashkeshortin tuaj, ate do ta vleresoje fillimisht prokuroria dhe me pas gjykata dhe asnje institucion tjeter.
    Faleminderit

  6. Pershendetje
    Duhet te beni kerkese per ndryshimin e mases se sigurise prane gjykates qe e ka dhene masen arrest me burg, duke kerkuar ndryshimin e kesaj mase dhe zevendesimin e saj me nje mase me te lehte, ne kerkese mbani ne vemendje te evidentoni edhe gjendjen jo te mire shendetesore te bashkeshortit tuaj, duke i bahkelidhur edhe dokumentacionin justifikues.
    Faleminderit,

  7. Duhet te beni menjehere kerkese per ndryshim te masave te sigurise prane gjykates qe e ka dhene masen arrest me burg, duke kerkuar ndryshimin ne nje mase me te lehte.

  8. 1

    Pershendetje!
    Me kaq te dhena veshtire te konkludosh! Une rekomandoj te pakten te behet nje kerkese per zevendesimin e mases se sigurimit personal, duke patur ne thelb e ne vemendenje te kesaj kerkese, se pari, kohen e gjate te hetimeve( pavaresisht se K.Pr. Penale parashikon zgjatje te afatit te hetimeve) dhe se dyti, gjendjen shendetesore te te ndaluarit! Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet